Zaev: Bujqësia dhe shkëmbimi i eksperiencave në këtë sektor në fokus, dyfishon punësimin

schedule12:41 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 12:41 - 21 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  ka dhënë detaje në lidhje me  marrëveshjet e nënshkruara këtë të martë në takimin për “Open Ballkan”.

Zaev është shprehur se në fokus është bujqësia dhe bashkëpunimi në këtë fushë për të dhënë më shumë shtysë punësimit dhe eksperiencave mes vendeve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ato do të përpiqen që të kenë një barazi standartesh dhe shkëmbim eksperiencash në këtë sektor që ka dhe një rol të rëndësishëm në punësimin e qytetarëve.

“Bujqësia luan një rol të rëndësishme në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, pasi përbën 12% të PPB totale të rajoni tonë. Një shifër e lartë me mesataren e rajoni tonë, këto shifra tregojnë qartë se për shumicën e vendeve në rajon bujqësia është një ndër shtysat më të mira në vende tonë. Është sektori që gjeneron dyfish vende punë, dhe bashkëpunimi rajonal në këtë fushë ndër sektorale do të bëjë që kjo industri të shndërrohet në një motor të fortë i vendeve tona. Ne duhet që të jemi të motivuar për këtë bashkëpunim që krijon dhe hap vende të reja pune.

Shifrat i kam përmendur dhe janë të forta në vetvete, në mënyrë që të jetë i mundur dhe shkëmbimi tregtar është i rëndësishëm që ne të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Lehtësimi i kalimit doganor është një tjetër efekt për zhvillimin ekonomik. Ne do të përpiqemi që të kemi barazi standartesh, ne besojmë që do të forcojmë bashkëpunimin mes tre vendeve dhe të shtojmë eksperiencën e vendeve te njëri-tjetrit. Bujqësia është një fushë që duhet ti kushtojmë një vëmendje të veçantë dhe në nismën e Ballkanit të Hapur ne duhet që të kemi një bashkëpunim të thelluar, dhe kam bindjen se nga ky forum do të dalim me nisma të tjera”, ka thënë Zaev.