Prodhueri rus i automjeteve të rënda, Kamaz po konsideron të punësojë të burgosur për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Firma po përballet me një mungesë prej 4 mijë punonjës në pikat e saj të prodhimit në Naberezhnye Chelny, një qytet në lindje të Moskës.
Kufizimet e lidhura me pandeminë kanë bërë që shumë punëtorë migrantë të largohen nga Rusia, duke i detyruar autoritetet dhe kompanitë private të mendojnë për mënyrat për të plotësuar mungesat e punëtorëve.
Shërbimi Federal i Ndëshkimit në fillim të këtij viti propozoi një plan për të përdorur të dënuarit për të plotësuar fuqinë punëtore, duke këmbëngulur se sistemi i ri nuk do t’i ngjante sistemit të gjerë të kampeve të punës GULAG të epokës sovjetike. /abcnews.al