Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 137 raste fatale nga koronavirusi, krahasuar me 97 që u regjistruan një ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në vend ndërsa numri i të infektuarve ra në 16,213 nga 24,259 që u regjistruan një ditë më parë.
Italia ka regjistruar 135,778 vdekje të lidhura me Covid që kur rasti i parë u identifikua në vend që nga shkurti i vitit të kaluar, bilanci i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i nënti më i larti në botë. Vendi ka raportuar 5.4 milionë raste deri më sot, raporton Reuters.
Pacientët në spital me Covid, pa përfshirë ata në kujdesin intensiv, ishin 8,101 të hënën, nga 7,726 një ditë më parë. Rreth 337,222 teste për Covid janë kryer ditën e kaluar, krahasuar me 566,300 që u bënë një ditë më parë. /abcnews.al/