Sekretarit të Përgjithshëm të PD , Gazment Bardhi ka dhënë detaje në lidhje me procedurat që janë ndjekur në zhvillimin e punimeve të Kuvendit të PD-së të shtunën e 18 dhjetorit.
Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarit, i cili i ka thënë se në pallatin e kongreseve ndodhen vetëm 1958 karrige dhe ku kanë qenë delegatët e tjerë të PD-së.
Sipas Bardhit çdo gjë ka qenë transparente dhe është e verifikueshme pasi delegatët kanë qenë në sallë brenda dhe jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve në këmbë.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se mediat kanë qenë brenda dhe një gjë të tillë e kanë pasur shumë të lehtë për ta verifikuar dhe për të dalluar numrin e delegatëve demokratë që ishin aty.
“Keni bërë shumë mirë që keni numëruar karriget ju keni pasur mundësinë e plotë që të mos numëroni karriget por njerëzit që po regjistroheshit. Ne ju lamë brenda dhe ju i keni mundësitë dhe kishit sjellë kamerat dhe të numëronit delegatët.
Nuk ju nxorëm jashtë dhe nuk ju kemi penguar që të bëni punën tuaj, por siç kemi bërë gjithmonë. Keni pasur mundësi që të verifikoni dhe numëroni anëtarët e kuvendit dhe të gjithë procedurat që po bëheshin aty. Kjo do të ishte një mënyrë për të bërë transparencë çdo gjë.
Përveç personave që kanë qenë të ulur në pallatin e kongreseve ka pasur edhe delegatë që kanë qenë në këmbë brenda në hollin ku ulemi dhe në hollët e tjera të pallateve të kongreseve”, ka thënë Bardhi./abcnews.al