Shkuan si azilantë, historia e vëllezërve boksierë që po korrin sukses në Gjermani

schedule08:41 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 08:41 - 20 Dhjetor, 2021

Roberto dhe Amarildo Bakaj janë dy vëllezër shqiptarë që merren me boks dhe prej vitesh jetojnë në Gjermani. Fitues të shumë titujve, ata kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në sport. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen rrugëtimin e tyre në këtë fushë.

Roberto tha se gjatë kohës që jetonte në Shqipëri merrej me mundje por pas largimit në Gjermani nisi gjithçka.“Jam marrë gjithmonë edhe në Shqipëri me mundje. Kam qenë shumë mirë por gjithmonë kam pasur qejf, shikoja filmat e Rocky dhe doja që një ditë të jemi boksier. Në Shqipëri bëja thasët dhe rrija vetëm duke gjuajtur grushta. Më në fund ikëm në Gjermani dhe atje vazhdoi çdo gjë.”, tregoi Roberto.

Ndërkohë, Amarildo tregoi se një ndër mbështetësit më të mëdhenj të tyre ka qenë mamaja e tyre. Përpos Robertos dhe Amarildos dhe vëllai i tyre i vogël, Samueli, ka filluar të angazhohet në boks.

“Mami ka qenë i vetmi person që ka besuar te ne. Dhe babi por nuk e ka shprehur kurrë deri më sot. Ama mami ka qenë i vetmi person që thoshte vazhdoni djemtë e mi, vazhdoni dhe keni me e parë ju dhe e gjithë Shqipëria se ku do të mbërrini.”, tha Amarildo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!