Një 33-vjeçar me iniciale G.L. nga Dibra është arrestuar nga policia e Kukësit. Ai është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm për të kaluar drejt Kosovës kundrejt parave. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
“Goditet 1 tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. =Vihet në pranga 1 shtetas.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me DVKM Kukës, në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. L., 33 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 2 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.