Jonida Maliqi këtë të premte në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi tregoi se si e priti ftesën për prezantimin e Festivalit të Këngës. Ajo tha se nuk e mendoi dy herë, por tha ‘Po’ menjëherë duke qenë se është rritur në festival artistikisht dhe fizikisht, një veterane e festivaleve.
“Ishte një Po e madhe dhe pse nuk është hera e parë që prezantoi Festivalin. Këtë vit formati është akoma jashtë klishesë dhe jashtë standardit… Kam qenë një veterane e kompeticioneve dhe festivale, jam rritur me çmime, disfata, netë finale dhe jo të tilla, gjithmonë kam qenë e dashuruar pas kompeticionit, garës së festivalit”.
Ajo shtoi se ka marrëdhënie shumë të mira me prezantuesit e tjerë dhe tashmë kanë nisur edhe provat e përgatitjes. Ndalur tek viti 2021 se si ishte për të, lajmet të cilat për të portalet shkruan, Ermali e pyet nëse është mirë të ndahet me publikun jeta private.
“Nuk ia vlen, në mënyrë absolute. Megjithatë unë i jetoj gjërat dhe më është dashur në momente të caktuara ti ndaj me publikun, por jo më. Jeta private duhet të mbetet private. Kam marrë një leksion të mirë”.
Por a ka mësuar ajo të mos ndajë më momentin më të lumtur apo me dramatik me publikun? Jonida u shpreh se nuk duhet të ndajë asgjë. A pret ajo një dashuri zemre në 2022? Ndërsa Ermali e pyet për këtë, Jonida duket se ndezi sërish debat duke thënë “ku e di ti që s’e kam”.
/abcnews.al