Këngëtarja shqiptare nga Tetova, Big Mama ka ndarë sot me banorët e Big Brother Albania një histori të trishtë nga jeta e saj. Big Mama ka treguar se një miku i saj është mbytur në liqenin e Strugës, kurse vetë ajo ka shpëtuar mrekullisht falë mjekëve.
“ Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer në jetë me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite, në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vdekjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është shok. Ai më mbytte mua”, ka thënë Big Mama./abcnews.al