Hapet “bypass”-i i Shkodrës

schedule18:36 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 18:36 - 17 Dhjetor, 2021

Ditën e sotme është hapur në Shkodër qarkullimi i makinave në lotin e parë të “bypass”-it të Shkodrës.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shprehet se rruga është e pajisur me të gjithë elementet urban, trotuarë, korsi biçikletash, ndriçim e gjelbërim ndërsa do të shërbejë edhe si një pedonale për të gjithë qytetarët shkodranë e vizitorët e këtij qyteti.

“Një vepër e shumëpritur nga të gjithë qytetarët, e cila do të lehtësojë qarkullimin. Projekte të tjera të rëndësishme na presin në Shkodër, për ta çuar këtë qytet aty ku e meriton” shkruan Balluku./ Abcnews.al