Dhjetori iku, shpresë për 2022-in, Bullgaria: Do ta hapim derën sa më shpejt për negociatat

schedule17:43 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 17:43 - 16 Dhjetor, 2021

Bullgaria i preu shpresat për Shkupin duke bllokuar edhe Tiranën për hapjen e negociatave. Pavarësisht presionit të SHBA-së dhe BE-së, Bullgaria shkoi në Këshillin e BE-së në Bruksel me të njëjtin qëndrim duke mos hequr dorë nga kërkesat që ka për Shkupin.

Por situata ka premisa për të ndryshuar në muajt në vazhdim. Të paktën ky ishte premtimi i kryeministrit bullgar Kiril Petkov dhe qëndrimi i presidentit Radev.

Presidenti ka njoftuar sot se do të mbledhë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare (CCNS) për të diskutuar qëndrimin e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të kërkuar konsensus me të gjitha partitë politike në parlamentin bullgar.

Radev shtoi se për këtë çështje është biseduar edhe me kryeministrin e ri Kiril Petkov.

Unë propozoj që parlamenti bullgar të fillojë një dialog të strukturuar me parlamentin e Maqedonisë në mënyrë që ne të mund të kërkojmë zgjidhjet më të mira dhe të mund të hapim derën sa më shpejt të jetë e mundur” tha Rumen Radev pas pjesëmarrjes së tij në Këshillin Evropian./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!