Nga roli i Gjebreas te debatet me Xhemin, Islin dhe Jonidën, Kelvi zbulon të fshehtat e Festivalit të RTSH

schedule14:42 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 14:42 - 16 Dhjetor, 2021

Pak ditë na ndajnë nga edicioni jubilar i 60-të të Festivalit të Këngës. Këtë vit, prezantues do të jenë Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Ky i fundit i ftuar në “Friendzone” ka zbuluar detaje të reja nga festivali, duke u ndaluar edhe raportet që kanë me njëri-tjetrin.

Mendoj që të katërt ne, kemi disa detaje që na bëjnë interesant. Me Xhemin dhe Islin kam punuar në Top, ndërsa Jonidën e kam mike shum të mirë. Arditin e kam pasur idhull gjithmonë.

Natën e parë të Festivalit do të ketë artistë të rinj, do të ndahet një çmim. Arditi do të jetë natën e  dytë”.

Kelvi ka thënë se mes tyre ka edhe debate konstruktive, por që e rëndësishme është se kanë mësuar shumë mes tyre.

“Debatet janë gjithmonë konstruktive. Janë të gjithë me ekpseriencë. Unë kam më pak eksperiencë se të tjerët.

Ne po mundohemi të nxjerrim vizionin e gjithsecilit.  Jam i sigurt që njerëzit mezi po presin të dinë si do të vishet Jonida Maliqi, unë nuk kam nguruar të ta pyes për këshilla, si për shembull çfarë ngjyre më shkon.

Arditi në këto momete që flasim është shumë i zënë me Annën e cila po konkurron te Junior Eurovision dhe nuk e kemi parë këto ditë. Mezi po presim të kthehet.  Ai më ka dhënë shumë këshilla. Por edhe sikur një të më jap, unë më mjafton.

Xhemi është entuziste, ka sens humori marramëndës bashkë me Islin. Më vjen mirë që të katërt dhe me Jonidën, shkojmë shumë. Xhemi është fishekzjarre.

Jonidën e kam mikeshë më shumë se të tjerët. Është si hëna e plot në mesnatë. Isli është stoik, të jep besim. Është suportiv”.

l.k/abcnews.al