“Habilajt”/ 40 persona nën hetim, Tahiri mori Audin në Romë

schedule15:08 - 21 Nëntor, 2017

schedule 15:08 - 21 Nëntor, 2017

Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkëthyer nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur këtë të martë te prokuroria e krimet e rënda. Abc News ka arritur të mësojë se nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht dosja ka kaluar në prokurorinë e përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara.

 

Ky hetim po zhvillohet në të anët e adriatikut ku më herët gjykata e katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilaj, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekuerave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.

 

Gjithashtu, në dokumentat të përkthyera gjendet edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve. ABC Neës ka arritur të sigurojë nga përgjimet e kryera se zyrtarisht DeputitiTahiri kishte udhëtuar gjashtë here jashtë vendit me Audin A8. Burime konfidenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-atuomjetin e tij nga Italia.

 

Nga përgjimet rezulton se, Deputeti kishte marrë në kthim makinën tip Audi A8 në qytetin e Romës dhe nga përgjimet dyshohet se automjet ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave. Me përfshirjen e 40 persoanve nën hetim nga pala Italiane dhe ajo Shqiptare, prokuroria e krimeve të rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në “site”, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar. Rreth 1 muaj më parë e njëjta prokuroria kishtë kërkuar leje nga këshilli i mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me 75 vota kundër.  /abcnews.al

 

https://youtu.be/4yqmB9ZJYOI