“Dua mamin”, vajza e Tabakut ndërhyn duke qarë në mes të intervistës, shikoni reagimin e deputetes

schedule19:59 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 19:59 - 15 Dhjetor, 2021

Vajza e deputetes së PD Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste. Gjatë intervistës në Radarin Informativ në Abc, vajza e Tabakut ka ndërhyrë në mes të intervistës ku po fliste për inceneratorët, duke shkuar pranë deputetes teksa po qante. “Dua mamin” është dëgjuar të thoshte vajza. Deputetja në pamundësi për të bërë diçka, ka vijuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares Jonida Shehu ndërsa mbante të përqafuar vajzën.

Për disa momente ka qenë e vështirë vijimi i intervistës prandaj gazetarja Jonida Shehu i ka kërkuar Tabakut që të ndërpresë në mënyrë që të qëndronte pranë vajzës dhe ta qetësonte. Por një familjar i deputetes ka ndërhyrë në ato momente dhe e ka marrë vajzën në dhomën tjetër, në mënyrë që ajo të vijonte intervistën.

Lexo edhe: Tabaku: Lefter Koka s’ka operuar vetëm, Rama mblodhi grupin e PS te gropa e korrupsionit

Deputetja kërkoi ndjesë disa herë duke thënë se kjo ishte hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. Intervista ka vijuar, por nuk ka zgjatur shumë, në mënyrë që deputetja të shkonte pranë të bijës. be.k/abcnews.al