Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme me ambasadorë të vendeve të SHBA dhe BE në një darkë në një restorant në Elbasan. Mes tyre e pranishme është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Lajmi bëhet me dije nga burime për Abcnews.al. Kjo darkë mësohet se është shtruar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të festave të fundvitit.
Dy ditë më parë ambasadorët e vendeve të SHBA dhe Bashkimit Europian në vendin tonë u takuan me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu lidhur me situatën e krijuar në PD pas ndarjes në dy kampe. m.v/Abcnews.al