SHBA, i ftohti polar shkakton viktima

schedule12:34 - 31 Janar, 2019

schedule 12:34 - 31 Janar, 2019

Të paktën 12 viktima si pasojë e temperaturave të ulëta në shtete e bashkuara të AMerikës, ku po shënohen rekorde të reja për sa i përket valës së ftohtit. Në very perëndim të vendit, shkollat, zyrat dhe shërbimi postar jqëndrojnë mbyllur

Rrymat e ftohta të ajrit kanë sjellë temperature të ulëta dhe të rrezikshme në veriperëndim të shteteve të bashkuara të amerikës duke shkaktuar të paktën 12 viktima, ndërsa ëshët ndërprerë dhe shpërndarja e postës.

Vala e të ftohtit është më e ashpra e 20 viteve të fundit. Shumë fluturime janë anuluar ndërsa në disa vende termometrat shënuan deri në minus 50 gradë. Situate alarmante prek 90 milionë amerikanë.

Që nga e shtuna numërohen 12 viktima, ndërsa vendi është bllokuar. Universitetet kanë ndërprerë mësimet në të gjithë Miduest-in, si dhe në Cikago, ku ndodhet dhe sistemi i tretë shkollor më i madh në vend

Policia amerikane ka shpallur gjendjen e alarmit për autostradat e ngrira, pasi rreziku për aksidente automobilistike ëshët shumë i lartë.

Në Micigan zyrat do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa shërbimindërkombëtar i motit paralajmëron se një temperaturë prej minus 28 gradësh mund të shkaktojë ngrirjen në më pak se 30 minuta.

Shkaku i kësaj situate janë rrymat polare dhe situate nuk duket se do të përmirësohet shpejt. Bëhet fjalë për një masë ajri shumë të ftohtë e cila zakonisht qëndron në Polin e Veriut./abcnews.al