Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale
Ish-presidentit dhe Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar masa e paraburgimit në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.
Kjo është konfirmuar nga avokati Gregory Keohe në konferencën për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Vendimi është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake.
“Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet“, ka thënë ai.
Kehoe më tutje tha se duhet që të ndodhë një debat lidhur me dyshimet që i ka Prokuroria sa i përket garancës së Policisë së Kosovës dhe lirimit me kusht të tyre.
“Unë nuk ju kërkojë të ndryshoni urdhrin që keni lëshuar, por unë po ju kërkoj, po them se asnjë shqiptar nga Kosova nuk është liruar nga kjo gjykatë, më herët ka ndodhur. Pse? Nuk paska asnjë kusht që garanton që këta individë do të paraqiten në gjykatë në kohën e duhur dhe se do të respektojnë çdo vendim tuajin. Kjo procedurë duhet të shqyrtohet, pra me debat të hapur, të shohim se cilat janë rezervat që ka prokuoria mbi policinë e Kosovës, pra ne kërkojmë seancë dëgjimorë që t’i dëgjojmë se pse këta burra po e presin gjykimin ktu dhe të merremi me kushtet e vendosura.”, tha ai.
Këto deklarata të Kehoes erdhën pasi gjykatësi paraprak ka nxjerrë një vendim sa i përket afateve për rishikimin e paraburgimit për krerët e UÇK-së.
Kësisoj, afati për dërgimin e parashtresave është zgjatur deri në 10 ditë pas njoftimit për vendimin e Apelit mbi refuzimin e kërkesës së mëhershme për lirim nga paraburgimi.
“Zoti Veseli, Krasniqi, dhe Zoti Selimi kanë hequr dorë nga e drejta që të rishikohet paraburgimi çdo dy muaj. Është paraqitur arsye e vleshme që justifikon shtyrjen e mbrojtjes. Urdhëroj që palët të dorëzojnë parashtrimet jo më vonë se 10 ditë nga njoftimi për vendimin e Apelit ndaj vendimit tim për refuzimin e paraburgimit”, ka thënë ai.
I njëjti urdhër është dhënë edhe për Prokurorinë. /Express