“Mos prek me dorë,” Evi Kokalari dhe Albana Vokshi përzihen me sherr nga selia e PD

schedule15:39 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 15:39 - 15 Dhjetor, 2021

Për pak sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike debati mes një mbështetëseje të kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetes Albana Vokshi e aktivistes Evi Kokalari.

Ndërsa deputetja Vokshi dhe aktivistja Kokalari po jepnin një deklaratë për mediat, ato u ndërprenë nga një zonjë e cila pyeste vazhdimisht Kokalarin se ku i gjen paratë për të bërë udhëtimet e saj nga SHBA në Shqipëri.

“Sa rrugë kë bo, Amerikë-Shqipëri? Kush të ka pague ty? Për çfarë arsye mashtro? Mashtruese?” Ishin këto pyetjet që bënin dy zonjat të tensionuara ndërsa Kokalari u kërkonte që të mos preknin me dorë.

Më tej zonjat Kokalari dhe Vokshi u detyruan që të largoheshin ndërsa kjo e fundit shprehej se “kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.

Kujtojmë se deputetja Vokshi, Evi Kokalari, Edith Harxhi dhe përfaqësuese të LDG shkuan sot në Selinë Blu për të mbajtur mbledhjen e radhës. Ato thanë se brava e derës së zyrës së LDG ishte ndërruar e për këtë arsye mbledhjen e tyre e mbajtën në disa ambiente në katin e parë të selisë. /abcnews.al/