Mashtruan 65-vjeçarin dhe i morën para, arrestohet i riu, në kërkim dy “kolegët” e tij

schedule12:08 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 12:08 - 15 Dhjetor, 2021

Një person është vënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për mashtrim në kredi.

Sipas policisë së Elbasanit në pranga ka rënë E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa janë shpallur në kërkim E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë,.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!