UNESCO-ja ka marrë nën mbrojtje një nga zhanret më me ndikim të muzikës dhe kërcimit afrikan si rumba kongoleze. Organi kulturor i OKB-së deklaroi, se dhënia e këtij statusi ndihmon në ruajtjen e diversitetit kulturor përballë globalizimit në rritje raporton “BBC”.
Drejtoresha e UNESCOS-s Audrey Azoulay tha se natyra politike e kësaj muzike ka frymëzuar shumë artistë në mbarë botën. Pavarësisht origjinës së saj afrikane rumba njihet si kërcim latin në shumë vende të botës. Stili i rumbas që u shfaq në Kubë në shekullin e 19-të i kishte rrënjët në daullet e skllevërve nga Afrika qendrore, e cila më pas u kombinua me melodi nga kolonizatorët spanjollë të Kubës.
Rumbës kubane iu dha statusi i trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në vitin 2016. Ministrja e Kulturës e Republikës Demokratike të Kongos deklaroi, që rumba është pjesë e identitetit tonë dhe paraardhësve tanë.
Rumba ka pasur ndikim të madh në botë dhe nga mbrojtja që i ka ofruar UNESCO pritet të përfitojnë brezat e ardhshëm të muzikantëve. / abcnews.al