Test dhe karantinë, Italia mbyll kufijtë për festat

schedule20:53 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 20:53 - 14 Dhjetor, 2021

Italia ka miratuar dekretin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit deri në 31 mars 2022.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur një urdhëresë të re e cila parashikon detyrimin e testit negativ për të gjithë qytetarët nga vendet e Bashkimit Evropian që duan të shkojnë në Itali.

Për të pavaksinuarit, krahas testit negativ, parashikohet edhe karantinë 5-ditore.

Shtohen gjithashtu masat për qytetarët nga vendet joevropiane që i drejtohen Italisë.

Urdhri është i vlefshëm duke filluar nga data 16 dhjetor deri më 31 janar 2022./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!