“Juve më kërkonte, nuk kërkova asgjë tjetër, dua Ligën e Kampionëve si dhuratë”

schedule19:25 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 19:25 - 14 Dhjetor, 2021

“Çfarë do ta pyesja Babagjyshin?”. Pyetja vjen nga një reporter i Juves dhe Paulo Dybala nuk ka dyshime për përgjigjen.

“Në nivel futbolli, shpresoj që Babagjyshi mund t’i sjellë Juventusit Ligën e Kampionëve, tha sulmuesi argjentinas. Më pas do të doja Kupën e Botës me Argjentinën”. Dhe përsëri: “Numri 10 është një numër që peshon shumë, duhet të japësh gjithnjë e më shumë. Ne e dimë shumë mirë se sa fenomenë ka pasur këtu te Juve, kaq shumë lojtarë që kanë fituar “Topin e Artë” apo në në çdo rast diçka e rëndësishme. Për mua është një nder unik pasi kompania më kërkoi ta vesh atë”.

Për golin më të mirë: “Unë gjithmonë them se ai është i radhës. Edhe sikur të mos kishte publik, ai që shënova në stadium kundër Interit, ai i 2-0, si për aksionin, ashtu edhe për kundërshtarin ishte një nga më të mirët që kam bërë”. Dybala më pas rishikon momentet e mbërritjes së tij bardh e zi. Thirrja nga Juventusi ishte një nga emocionet më të mëdha të jetës sime. Shumë më kishin telefonuar sepse isha mirë në Palermo. Por kur agjenti im më tha për Juventusin, i kërkova që të mos dëgjonte asnjë ofertë tjetër. Ishte një emocion i madh”. /abcbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!