Ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili u shkarkuar nga Lulzim Basha ka bërë një kallëzim në polici.
Pasi ka përfunduar takimi me Sali Berishën në selinë e PD-së, Belind Këllici ka telefonuar policinë duke thënë se i kanë vjedhur zyrën.
“Dua të bëjë një kallëzim se më është vjedhur zyra. Duhet të bëhet ekspertiza. Më kanë vjedhur shumë të dhëna. Është shumë tension. Ka shumë tension se ka njerëz të armatosur.” tha Këlliçi në një komunikim me policinë. /abcnews.al/