“Komision për referendumin”, Berisha: Basha ka kryer akt si krimi elektoral, ka plaçkitur kartat e anëtarëve

schedule15:04 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 15:04 - 13 Dhjetor, 2021

Sali Berisha ka vijuar edhe sot nga selia blu akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Sipas Berishës Basha është i çmendur pas karriges, ndërsa veten e ka cilësuar si një njeri që ka pasion vetëm të punojë për liritë e demokratëve. Ish lideri demokrat tha se është miratuar një referendum, për ratifikimin e Kuvendit të thërritur më datë 18 dhjetor.

“Basha i çmendur me pasionin e karrigeve. Dhe nga ana tjetër njeriu i pasionit dhe misionit që është para jush që nuk punojnë për karrige por për liritë e demokratëve dhe liritë e shqiptarëve. Në mbledhjen tonë u dërgova përshëndetje të përzemërt demokratëve në Shqipëri. Kam një thirrje të përzemërt për çdo demokrat që ende nuk ka vendosur është i mirëpritur dhe krah hapur. E ndoqët vetë ju kuvendin. Në rast se do ishit në Kuvend do mund të shprehnit lirisht mendimet , opinionet. Ishte një rast i humbur por megjithatë unë jam një nga ata që them nga vetja ime më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë. Ata nuk janë kaq të vonuar i ftoj të bashkohen dhe kontributi i secilit do respektohet. Në këtë familje me kushtetutë të re. Ftoj kryetarët e partive që deri më tani janë të lëkundur dhe të bashkohen në anëtarësitë e tyre.” tha Berisha.

Më tej Berisha ka thënë se Basha ka mbledhur kartat anëtarësisë së PD-së në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin e tij në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

“Ngritëm një komision që do japë udhëzimet. Shkarkim të peng Bashës një komision u miratuar sot këtu për të drejtuar referendumin. Bazuar në punën e shkëlqyer që bëri Komisioni i drejtimit të Kuvendit. Po ai komision do drejtojë referendumin. Ish kryetari Basha ka kryer akte që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht, ka informuar që të paraqiten me karta, dhe nuk jua ka kthyer kartat. I ka marrë kartat. Por ata i garantoj se do të votojnë. Nuk ka njeri që të pengojë që të plaçkisë kartat. Duke e ndjente. Ne presim një rezultat të shkëlqyer me datën 18.” tha Berisha. /abcnews.al/