Turi publikon foton më të ëmbël të Atarës, por vëmendjen e rrëmbeu dikush tjetër

schedule17:00 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 17:00 - 11 Dhjetor, 2021

Në familjen e Orindës dhe Turit, këtë dhjetor festat kanë ardhur ndryshe. Pasi pjesë e tyre është edhe ëmbëlsira e shtëpisë, Atara.

Ajo nuk është vetëm kryefjala e lumturisë, por dhe epiqendra e prindërve, të cilët nuk ngurojnë të ndajnë momente në rrjetet sociale.

Më i fundit, ka qenë Turi që ka postuar një foto shumë të bukur, ku shfaqet Atara e vogël dhe qeni i tyre, Rubi. Mirëpo, këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer ky i fundit, që i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë.

“Kur te veshin me zor!!!”, ka shkruar Hysko krahas fotos, që ka marrë shumë komente, ku vihet re që shumica janë komplimenta për vogëlushen e bukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!