“Gjithë kjo situatë është një sajesë e ulët për të cënuar integritetin tim moral dhe professional… të godite procesi i vettingut… politikisht”.
Qëndrimin e mbajtur ndaj akuzave që e pozicionojnë si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës, kreu i këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mund të mos e formalizonte.
Kallëzimin drejtuar prokurorisë së shkallës së parë Tiranë, Bujar Sheshi e bën kundrejt Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, me akuzën e “falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Kjo pasi sipas kreut të KLP-së, përfundimet e dala nga vendimi nr.12 i 22 janarit të Autoritetit të Dosjeve, të cilat e cilësojnë Sheshin si bashkëpunëtor të Sigurimti të shtetit dhe anëtar në hetuesinë e degës së punëve të brendshme Fier nga viti 1979, janë të rreme.
Të dhënat e rreme janë shënuar me dashje në vendim, sipas Sheshit, me qëllim cënimin e integritetit moral e professional të tij.
Pas këtij kallëzimi ka reaguar dhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula sipas të cilës, për rastin janë bërë verifikimet e duhura dhe zoti Sheshi është vetëm një nga 30 funksionarët e lartë të identifikuar me probleme.
I menjëhershëm erdhi reagimi i prokurorisë së Tiranës e cila nisi hetimet për rastin. Veprimet hetimoresynojnë zbardhjen e ligjshmërisë dhe vërtetësisë së vendimit të Autoritetit, ligjshmërinë e ndjekur nga Prokuroria e Përgjithshme në veprimet e saj për kandidatin Sheshi si dhe vërtetësinë e deklarimeve të ktij të fundit në formularin përkatës./abcnews.al