Një 23 vjeçare nga Mirdita, nënë e dy fëmijëve humbi jetën në një aksident rrugor në superstradën Mamurras- Milot. Ngjarja ndodhi vetëm një km larg mbikalimit të Patokut, pikërisht aty ku njerëzit vrapojnë mes për mes makinave.
Dy fëmijët e vegjël ishin duke pritur në anën tjetër të rrugës kur nënën e tyre e vrau një makinë.
Davida Doda nga Mirdita 23 vjeçe vdiq në vend. Ajo tentoi të rikthehej në të njëjtën mënyrë.
Për të blerë ilaçet në një farmaci në anë të superstradës Mamurras Milot, pranë fshatit Gjorm, Doda kapërceu trafikndarëset.
Drejtuesi i makinës, një shtetas nga Kosova u shoqërua në polici deri në sqarimin e plotë të aksidentit.
Ngjarja ndodhi vetëm një km larg kryqëzimit të Patokut. Dëshmitë e vdekjeve të shumta janë aty.
Familjarët e viktimave të aksidenteve herë pas here freskojnë lulet në vendin ku kanë humbur njeriun e tyre.
Por kjo nuk i tremb banorët përreth.
Vrapojnë përmes kalimeve të paligjshme megjithëse sipër është një mbikalim.
Në kohë të ndryshme kanë dëmtuar gardiolat për t’i kthyer ato në shtigje drejt superstradës
ABC News ka prezantuar shumë herë atë që po ndodh në rrugët e vendit tonë. Edhe për kryqëzimin e Patokut të superstradës Fushë -Krujë -Milot, janë realizuar kronika të cilat shkaktuan edhe reagimin e ARRSH.
U vendosën gardiola në shumë kalime të paligjshme. Por brenda një kohe të shkurtër situata është përkeqësuar.
Numri i viktimave nga aksidentet rrugore është në rritje, dhe shkaqet janë shumë./abcnews
https://youtu.be/fBVoUfMiAIY
Ja fotot e aksidentit