Me anë të një letre dërguar homologëve të tij, kryeministri i Kosovës Haradinaj shprehet se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë vetëm me njohjen e shtetësisë së Kosovës, shtetësi të cilën vendi e ka përmbyllur që në 17 shkurt 2008.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një statusi në profiling e tij në Facebook, konfirmoi se i ka dërguar letër kryeministrave të botës për të shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.
Kreu i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk ka statusin përfundimtar të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Sipas tij, kjo situatë duhet të bëhet e qartë në mënyrë që të shprehet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i japë fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tryezën e bisedimeve.
“Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.” përfundon Haradinaj./abcnews.al