Shkëlqimin e periudhës Barok e risjell në pikturë, Golemi: Peizazhi, muzë frymëzimi

schedule15:33 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 15:33 - 10 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Tingujt e muzikës barouqe gjatë aktit të pikturimit dhe vizita në Versajë, nxitën piktorin Arben Golemi që të rikthejë shkëlqimin e kësaj epoke me gjuhën e pikturës.

Piktura e Golemit është e ndërlidhur me peizazhin arkitektonik, gjë që ndjehet edhe në formë e mjete shprehje. Shpesh imazhi zhbëhet, por në këtë rast është ruajtur për të dhënë simbolikat e periudhës Barouqe.

Ndërthurja mes arkitekturës dhe pikturës, e ka ndihmuar që të realizoi këtë cikël.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri me 22 dhjetor në galerinë Fab, pranë Universitetit te Arteve. /abcnews.al