Holanda ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç kundër Covid. Deri më tani, Këshilli Shëndetësor ka rekomanduar që vetëm fëmijët me sëmundje themelore të vaksinohen kundër Covid-19.
Rreth 85% e të rriturve në Holandë janë plotësisht të vaksinuar, por deri më tani vetëm fëmijët e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër Covid.
Holanda ka regjistruar 2,828,655 raste dhe 19,919 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al