Olivia Wilde, e cila ka qenë në një lidhje me Harry Styles për rreth një vit është shprehur se ndihet më e lumtur se kurrë. Ndonëse ka mbajtur një profil të ulët sa i përket marrëdhënies së saj, aktorja foli për diferencën 10-vjeçare me këngëtarin gjatë një interviste për Vogue.
“Është padyshim joshëse dëshira për të korrigjuar diçka të rreme. Por unë mendoj se ajo që kupton është se kur je i lumtur, nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Gjithçka që ka rëndësi për ju është e vërteta, çfarë doni dhe kë doni.”, u shpreh aktorja.
“Në 10 vitet e fundit, si shoqëri, ne i kemi kushtuar shumë më tepër vlerë opinionit të të tjerëve sesa njerëzve më të afërt me ne. Unë jam më e lumtur se kurrë. Dhe jam më e shëndetshme se sa kam qenë ndonjëherë, është thjesht e mrekullueshme ta ndjesh këtë.“, tregoi ajo. /abcnews.al