Travis Scott ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në koncertin e tij, ku vdiqën 10 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Në një intervistë me Charlamagne Tha God, reperi e përshkroi situatën si një përzierje emocionesh. Ai tha se nuk e kishte kuptuar se njerëzit ishin lënduar, duke shtuar se “nuk i dinte detajet e sakta deri disa minuta para konferencës për shtyp”.
“Është shumë e vështirë sepse, e dini, unë ndihem gjithmonë i lidhur me fansat e mi. Kam kaluar diçka dhe më duket sikur fansat kanë kaluar diçka dhe prindërit e njerëzve po ashtu. Dhe me të vërtetë dhemb. E lëndon komunitetin, e lëndon qytetin. Ka qenë shumë mendime, shumë ndjenja, shumë pikëllim.”, u shpreh reperi,
Ai tha se e ndaloi performancën disa herë, por nuk mund të dëgjonte fansat që bërtisnin për ndihmë. “Unë ndalova disa herë vetëm për t’u siguruar që të gjithë ishin mirë,” tha Scott. Kur u pyet se pse e vazhdoi koncertin edhe për disa minuta të tjera pasi ngjarjes ai tha: “Ata më thanë: “Menjëherë pasi të ftuarit të dalin në skenë, ne do të përfundojmë shfaqjen”.
Dhe kjo është ajo që ne bëmë. Përveç kësaj, nuk kishte asnjë komunikim.” Më shumë se 300 padi janë ngritur ndaj Scott, përfshirë promovuesin e koncerteve Live Nation dhe kompani të tjera të lidhura me ngjarjen. /abcnews.al