Një kompani ushqimore në Irlandën e Veriut fitoi çmimin Guinness, pasi përgatiti një hamburger vegan që peshonte 162 kilogramë.
Finnebrogue Artisan, me qendër në Downpatrick, County Doën, tha se ekipi prej 10 punonjësish përdori recetën Naked Evolution Burger të kompanisë për të krijuar petën, ndërsa furra lokale Irëins u punësua për të pjekur simite buke vegane.
Burgeri ishte i mbushur me domate, marule, djathë vegan, qepë, kastravec, proshutë vegane dhe salcë burgeri të kompanisë.
Burgeri u nda në pjesë dhe iu shërbeu punonjësve të Finnebrogue për drekë, ndërsa pjesa e mbetur u dhurua për bamirësinë lokale të të pastrehëve The Simon Community./abcnews.al