Merr fund bojkoti në Korçë,  pedagogët do t’i nënshtrohen vetingut

schedule17:29 - 28 Janar, 2019

schedule 17:29 - 28 Janar, 2019

Studentët e Korçës janë rikthyer në mësim, pasi senati i universitetit ka pranuar plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave edhe vetingun e stafit akademik.

Senati i universitetit të Korçës Fan Noli, ka pranuar plotësimin e kërkesave bazike të studentëve, të cilët i kanë dhënë fund bojkotit, duke ju kthyer auditoreve, midis të cilave, edhe vetingu për stafin akademik.

Procesi i Vetingut do të përfshijë verifikimin e notës mesatare të nivelit bachelor dhe master, për pedagogët që nuk kanë vijuar më tej kualifikimin dhe për të cilët studentët kanë dyshime, se janë emëruar, në shkelje të kritereve ligjore.

Rektori i universitetit Fan Noli, Ali Jashari: “Mësim normal në të gjitha fakultetet, falë edhe vendimit që mori Senati akademik për ndryshime në strukturë të vitit akdameik kue  shtymë ëpr 3 javë semetrin e parë që mos të mbingarkohen studentët po kështu dhe provimet do zhvillohen normalisht”.

Senati, gjithashtu ka vendosur ndryshime në statut, të cilat do të rrisin shkallën e përfaqësimit të studentëve në organet vendimmarrëse, të tilla, si bordi i administrimit apo këshilli i etikës.

Ali Jashari: “Për bordin e administrimit janë shpallur zgjedhjet dhe deri më datë 8 priten kandidime që do zgjidhen nga studentët, për të qenë pjesë e bordit, por senati mori edhe një vendim që ne do ndryshojmë statutin e universitetin dhe nga 3 përfaqësues që ka universiteti një prej tyre do jetë student”.

Brenda muajit shkurt, universiteti do të marrë përsipër botimin e teksteve mësimore, të cilët studentët do t’i përfitojnë me kosto të ulët. Sa i përket fenomenit të korrupsionit, rektorati ka filluar aplikimim e një sondazhi on line, si instrument për të inkurajuar denoncimin e rasteve korruptive të stafit mësimdhënës. /abcnews.al