Barcelona nuk arriti dot të vazhdonte rrugëtimin e saj në Champions League, pasi u eleminua që në fazën e grupeve.
Katalanasit luajtën mbrëm në Champions League një nga ndeshjet më të rëndësishme të tyre përball Bayern Munich, por skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez nuk arriti të bënte asgjë përballë forcës së skuadrës gjermane, e cila fitoi me rezultatin e pastër 3-0.
Barcelona devijoi kështu nga rruga për të fituar një nga trofetë më të rëndësishëm për klube siç është Liga e Kampionëve, por blaugranat do të marrin pjesë në Europa League.
Pas 17 vitesh Barça do të luajë në Europa League, që kur Kupa UEFA ndryshoi emër që u quajt Europa League në sezonin 2003-2004.
Një zhgënjim total kjo për gjithë katalanasit, të cilët në sezonin e parë pa lojtarin kryesorë të tyre, Lionel Messin, që aktualisht është te PSG, ata nuk kanë mundur të kalojnë fazën e grupeve në Champions League.
/f.a/abcnews.al