Ka 150 diamante dhe fije ari, kjo është trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve

schedule19:58 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 19:58 - 8 Dhjetor, 2021

Kjo është trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë. Pasi janë dashur rreth 3 mijë orë për t’u krijuar dhe mbi 9 mijë dollarë  materiale.

“Është një vepër e vërtetë arti. Kisha një vizion dhe e bëra realitet. Doja të krijoja diçka të bukur dhe tërheqëse”, tha Aidan Liban për tabloidin britanik Mirror.

Sipas stilistit nga Londra, pulovra është shumë delikate për t’u larë.

Thurja nga fije leshi, pambuku dhe mëndafshi është si një “kotele” e butë, shpjegon Aidan.

Trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë do të ketë gjithashtu një shërbim bamirësie, pasi paratë e mbledhura nga shitja e saj do të shkojnë për familjet që kanë nevojë./abcnews.al