Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka vizituar sot Përparim Ramën, kryetarin e ri të Prishtinës, në ditën e parë të punës së tij.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i bindur që se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Prishtinës.
“Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit.
Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë.
Perparim, kryetar, të priftë e mbara”, shkroi Abdixhiku.