Donald Veshaj është kthyer tashmë një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Gjithçka ka nisur lidhur me trekëndëshin e krijuar mes tij, Bora Zemanit dhe Beatriks Ramosajt.
Mbrëmjen e djeshme, vëllai i Donaldit, Romeo e ka surprizuar atë, duke e këshilluar të ecë përpara dhe të bëjë atë që i thotë zemra. Madje, ata kanë krijuar edhe të qeshura, kur janë ndërruar me njëri-tjetrin.
Ky moment ka marr shumë reagime të ndryshme në rrjet nga të gjithë. Më e fundit ka qenë nëna e Beatriks, e cila ka postuar në Instastory çastin kur Romeo takon të bijën.
“E dua këtë moment shumë”, ka shkruar ajo krahas videos.
Kujtojmë se, nëna e Beatriksit e ka përkrahur vajzën e vet në lidhje e re që është duke e shijuar me Donaldin./abcnews.al