Dita e Rinisë, ambasada e SHBA: Krenarë që qëndrojmë krah jush, ju mbështesim për të ardhmen

schedule09:08 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 09:08 - 8 Dhjetor, 2021

Në ditën e Rinisë, ambasada e SHBA në Shqipëri ka përcjellë një mesazh në faqen e saj zyrtare. Ambasada thekson se studentët guximtarë,31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës

Lexo edhe: Meta del për vrap në mëngjes: Gëzuar 8 Dhjetorin, lavdi Rinisë studentore

Ajo shton se SHBA-të janë krenarë që kanë qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojnë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.

Lexo edhe: Rama uron të rinjtë me një video: Kjo ditë u kushtohet vetëm atyre, 2022-shi viti juaj

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës.

Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, mbyllet postimi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!