Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Xavi me “dhimbje koke”, Roberto do të operohet, ja sa muaj mungon

schedule15:10 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:10 - 7 Dhjetor, 2021

Sergi Roberto është një nga lojtarët që Xavi hernandez e shikon shumë të rëndësishëm për formacionin e Barcelonës.

Në ndeshjen që Barça do të zhvillojë kundër  Bayern Munich në Champions League ditën e nesërme, Roberto është një mungesë e madhe, për shkak të një problemi që ka në këmbën e djathtë, që tek kalatanasit shpresojnë të mos ndikojë në paraqitjen e skuadrës.

Mbrojtësi spanjoll sipas asaj që raportohet do të udhëtojë, sot në Finlandë që t’iu nënshtrohet një operacioni për tq zgjidhur problemin me këmbën e djathtë.



Futbollisti do të operohet nesër nga kirurgu, Lasse Lempainen, por do të shoqërohet nga mjekët e klubit dhe pasi të përfundojë periudha postoperative, ai do të kthehet në Barcelonë për të filluar rehabilitimin. Një operacion i tillë pritet ta mbajë lojtarin jashtë fushës së blertë për rreth 4 muaj.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!