Sergoi Ramos vazhdon ta ndjekë fati i keq te PSG. Pas disa muaj që nga transferimi i tij në Paris erdhi dhe debutimi me skuadrën franceze. Ish-mbrojtësi i Real Madrid arriti të veshë një fanellë titullari dhe të luajë për herë të parë këtë sezon me PSG në ndeshjen që kjo e fundit zhvilloi kundër St Etienne.
Në këtë ndeshje mbrojtësi spanjoll pësoi përsëri një dëmtim muskulor, duke humbur kështu sfidat me Nice dhe Lens, por Ramos do të mungojë edhe në sfidën kundër Club Brugge në Champions League, i cili akoma nuk është rikuperuar dhe nuk është gati për trajnerit Pochettino.
Nuk dihet se kur spanjolli do të jetë sërish i gatshëm për trajnerin argjentinas, duke mbetur rikthimi i tij një mister i pazgjidhur, ndërkohë që në Champions PSG e ka siguruar kualifikimin si e dyta në grup. /f.a/abcnews.al