Presidenti i Sampdoria Massimo Ferrero u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola, në Kalabri, për krime korporative dhe falimentim .
Sipas asaj që mësohet, skuadra e Ligurisë nuk është përfshirë në hetim . Ferrero ndodhej në një hotel në Milano dhe u transferua në burgun në San Vittore, ndërsa për pesë persona të tjerë u caktua arrest shtëpiak.
Në një deklaratë, Samp njofton dorëheqjen e menjëhershme, njofton Sport Mediaset. /abcnews.al