Shehi tregon se çfarë duhet të ndryshojë tek Skënderbeu

schedule14:55 - 26 Janar, 2019

schedule 14:55 - 26 Janar, 2019

Nuk është rastësi që Skënderbeu ka një seri kaq negative në Superligë. Trajneri Orges Shehi, analizon disfatën me Partizanin, ndërsa bën një parashikim për pjesën e mbetur të sezonit

Si mund të ndihet një trajner pas pesë humbjeve radhazi. Aq më tepër kur ky quhet Orges Shehi, shtatë herë kampion i Shqipërisë me Skënderbeun, dhe dy herë pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Ish-portieri i korçarëve dhe i kombëtares, sot në stolin e kampionëve, analizon arsyet e kësaj serie negative.

“Pesë humbje ndikojnë shumë dhe në 5 javë mos të marrësh asnjë pikë ndikojnë, por në këtë moment nuk duhet të flasim për objekiva. Në këto momente këta djem duhet t’i lemë të qetë sepse punojnë mirë, por presioni psikologjik i godet”, tha Shehi.

Sa i pakënaqur është Shehi nga futbollistët e tij. Ai zbulon një detaj të pas ndeshjes, për t’u përgjigjur.

“Edhe pas ndeshjes i kam përgëzuar për shpirtin e garës, për lojën, për djersën që hodhën në fushë, pavarësisht se në disa momente mund të ishim më të vëmendshëm dhe mos t’u ndëshkonim sepse në futboll detajet e vogla bëjnë diferencën”, tha Shehi.

Dakord, ekipi është i ri dhe nuk duhet të vihet nën presion, por si mendon trajneri për të ardhmen e Skënderbeut në Superligë?

“Është garë e gjatë dhe duhet me punu, që të gjithë të rriten dhe të na rikthehen të dëmtuari”, u shpreh Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!