Në mëngjes e mbajti në krahë në darkë e mbyti, dëshmitë dhe momenti i arrestimit të shqiptarit

schedule14:39 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 14:39 - 6 Dhjetor, 2021

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja për shqiptarin që mbyti gruan me duart e tij në Lakonia. Në mëngjes 40-vjeçari shqiptar Festim X. kishte postuar në faqen e tij personale në Facebook një foto me gruan e tij Elona në krahë dhe në mbrëmje i mori jetën me duart e tij. Miqtë dhe të afërmit e çiftit si në Greqi ashtu edhe në Elbasan janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Fotoja e fundit

E njëjta gjë ndodh edhe në profilin e djalit 11-vjeçar të familjes në Facebook , i cili në të njëjtën ditë ka bërë dy postime. Në të parën ai ka postuar një foto të përqafimit me nënën e tij dhe pak më vonë një foto tjetër të përqafimit me të atin.

Lexo edhe: Fëmijët në dhomën ngjitur, si e mbyti shqiptari gruan në Greqi: Donte më linte, më shau nënën

Ndaj pyetjet që lindin janë të shumta dhe policët po përpiqen t’i zgjidhin, pasi duket qartë se diçka ka ndodhur në orët e fundit të ditës mes çiftit. Dëshmitarët rrëfejnë si kanë njohur çiftin shqiptar.

Një nga drejtuesit lokalë në Lakoni shprehet se “Çifti prej tre vitesh jeton në zonë duke punuar si punëtorë tokash. Ata nuk ishin aspak shoqërorë. Ata kanë dy fëmijë, tetë dhe dhjetë vjeç.

Ngjarja u bë e ditur menjëherë, pasi vendi është i vogël, por policia ka mbërritur me shpejtësi duke bllokuar zonën. Së fundmi në fshat jeton edhe vëllai i gruas fatkeqe, i cili ka marrë fëmijët nga dje. Askush nuk e priste një zhvillim të tillë. Çfarë ka ndodhur, natyrisht, brenda këtij çifti, askush nuk e di” tha ai. Vëllai i 36-vjeçares fatkeqe ka folur për mediat vendase për ngjarjen tragjike.

Nuk kanë pasur probleme, kanë shkuar në punë bashkë. Ne shkuam dje për të pirë kafe dhe në orën 08:30 ajo u largua dhe shkoi në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptonin asgjë.

Ata ishin të martuar prej 10 vitesh, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë, i kemi sjellë këtu” tha ai. Vetë 40-vjeçari u tha policëve se sherri mes tyre kishte nisur pasi ajo kishte dashur të ndahej prej tij. “Isha i inatosur se më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa nga fyti dhe e mbyta” deklaroi ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!