Fansja vuan nga kanceri, Pink e surprizon në mënyrën më të bukur

schedule12:14 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 12:14 - 6 Dhjetor, 2021

Këngëtarja me famë botërore, Pink ka bërë një gjest të ëmbël ndaj një fanseje të saj të sëmurë. Dëshira e vetme e Diane Berberian, e cila vuan nga kanceri ishte të zhvillonte një bisedë me super yllin e muzikës. Dhe Pink, e njohur gjithmonë si një personazh karizmatik, nuk do ta privonte Dianën nga dëshira e saj.

Diane foli me këngëtaren në Zoom për rreth 30 minuta dhe më pas ndau një pjesë nga biseda në Facebook. Berberian e quajti vendimin e Pink për të folur me të “një akt të bukur mirësie”, duke u shprehur se ishte emocionuar kur mësoi se do të flisnin së bashku.

Pink helps dying super fan complete her bucket list by sitting down for a heartfelt Zoom call - UAE News - UAE News | Dubai News

“Ti ma rregullove ditën. Unë as nuk e di se çfarë është në listën time tani, sepse ju ishit deri tani në krye të kësaj. Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë e Pink. Kur unë garoj, është gjithmonë një këngë e Pink.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!