Krijuesja e AstraZeneca: Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse

schedule08:41 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 08:41 - 6 Dhjetor, 2021

Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 5 milionë viktima në të gjithë botën deri më tani, dhe zbulimi i variantit të ri tregon se pandemia e ardhshme mund  të jetë më vdekjeprurëse, tha në një deklaratë krijuesja e vaksinës AstraZeneca.

Dr. Gilbert tha se pas dy viteve duhet të kuptojmë se virusi i ardhshëm  ” mund të jetë edhe më ngjitës apo edhe më vdekjeprurës, ose të dyja në njëjtën kohë. ” “Kjo nuk do të jetë hera e parë që një virus kërcënon jetën tonë. “E vërteta është se në fakt se virusi tjetër mund të jetë më edhe më vdekjeprurës”, tha ai.

Ajo gjithashtu theksoi se përparimi i shkencës dhe njohuritë e fituara gjatë pandemisë janë thelbësore, prandaj nevojiten financime adekuate për përgatitjen për pandeminë e ardhshme.

“Ndërsa investojmë në forcat e armatosura, spiunazhin dhe diplomacinë për të mbrojtur veten nga lufta, ne duhet të investojmë edhe në kërkime, prodhim dhe institucione për t’u mbrojtur kundër pandemive”, tha ajo.

Në lidhje me Omicron, ajo tha se varianti i ri përmban mutacione që rrisin transmetimin e koronavirusit dhe se antitrupat e prodhuar pas vaksinimit mund të jenë më pak efektivë në parandalimin e  Omicron.

Ajo  shtoi, megjithatë, se zvogëlimi i mbrojtjes kundër  Covid “nuk do të thotë domosdoshmërish mbrojtje e reduktuar kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. “Derisa të mësojmë më shumë, le të jemi të kujdesshëm dhe të marrim masa për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri”.

/abcnews.al