Në qendër të Tiranës mbizotëron atmosfera e festave, ndonëse duhen ende ditë nga Krishtlindjet dhe ndërrimi i viteve. Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës, duke çelur zyrtarisht javët e festave në kryeqytet.
Në sheshin “Skënderbej” mbizotërojnë ngjyrat shumëngjyrëshe, që simbolizojnë festat e fundvitit. Në shesh ishte gjithashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ku edhe u bë ndezja e dritave.
Dritat e pemës janë ndezur mbrëmjen e sotme edhe në qytete të tjera të vendit.
/abcnews.al