Një grua ka gjetur më në fund unazën e saj të martesës, pas 50 vitesh. Peggy MacSween besonte se nuk do ta gjente më kurrë unazën, të cilën e humbi pasi i rrëshqiti nga gishti teksa mblidhte patate në shtëpinë e saj në Benbecula, shkruan BBC
Një nga banorët e ishullit pasi mësoi historinë e saj, vendosi ta kërkonte. Donald MacPhee e gjeti unazën pas tre ditësh në zonën ku e moshuara e kishte humbur dikur.
E moshuara, 86 vjeç, tha: “Ai sapo erdhi te dera më tha: “Kam diçka për t’ju treguar”. Ishte unaza. “Nuk mund tu besoja syve besoja, mendova se nuk do ta gjëja më kurrë.”
MacSween humbi unazën ndërsa mblidhte patate në Liniclate Machair, në fund të viteve 1960. Ajo tha: “Po shkundja rërën nga dorezat e mia dhe më humbi unaza. Nuk e kuptova derisa u ktheva në shtëpi.”
Bashkëshorti i MacSween, John, me të cilin ajo u martua në korrik 1958 dhe vdiq disa vite më parë, i bleu një tjetër unazë kur ishin me pushime. Por ajo vendosi të mbante unazën e martesës së nënës së saj derisa gjeti më në fund unazën e humbur.
/abcnews.al