Dy hipopotamë rezultojnë pozitivë me koronavirus

schedule08:27 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 08:27 - 4 Dhjetor, 2021

Dy hipopotamë në kopshtin zoologjik të Antwerp  kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Këto janë rastet e para me Covid-19 tek këto specie, në të gjithë botën, pasi virusi është zbuluar kryesisht te majmunët dhe macet.

Dy hipopotamët femra, Hermian, 41 vjeç, dhe Imani, 14  nuk kanë simptoma të tjera përveç rrjedhjes së hundëve. Për arsye sigurie, kopshti zoologjik i ndaloi vizitorët të hynin në mjediset e tyre.

Ende nuk dihet se si hipopotamët u infektuan me koronavirus. Belgjika ashpëroi masat këtë javë duke njoftuar mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve duke filluar nga 18 dhjetori. Mesatarisht, Belgjika regjistron çdo ditë 17800 raste dhe 44 viktima.

/abcnews.al