Varianti Omicron i koronavirusit mund të infektojë 3 deri në 6 herë më shumë njerëz në të njëjtën kohë sesa Delta, vlerëson një ekspert i lartë, në një kohë kur Afrika e Jugut po raporton një rritje të paprecedentë të rasteve.
Vendi po përballet me një valë të katërt pandemike dhe Omicron tani po zbulohet në shtatë nga nëntë provincat, tha të premten Ministri i Shëndetësisë Joe Faala.
Rastet e para u raportuan kryesisht në mesin e studentëve në Afrikën e Jugut, por tani Omicron po përhapet tek të moshuarit, tha Michelle Grumm, kryeshkencëtarja në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Transmetuese, sipas Reuters.
Duke folur për një rritje të paprecedentë të rasteve, Grum tha gjithashtu se janë rritur shtrimet në spitale.
Shifrat e disponueshme tregojnë se Omicron është 3-6 herë më ngjitës, tha Tom Wenslers, biolog evolucionar në Universitetin Katolik të Leuven në Belgjikë, duke folur për Nature.
Rritja e transmetimit është ajo për të cilën shkencëtarët shqetësohen më shumë, pasi mund të çojë në shtimin e shtrimeve në spital edhe nëse Omicron nuk shkakton sëmundje më serioze. g.v/abcnews.al