Albin Gashi ishte i pari që u largua zyrtarisht nga Kukësi, ndërsa sot është konfirmuar edhe një tjetër lëvizje në dalje te verilindorët.
Mesfushori Donald Rapo, i cili luajti vetëm në dy ndeshje në Kupë, ka konfirmuar në rrjetet sociale largimin.
“Nga sot nuk jam pjesë e Kukësit. Dua t’i uroj sa më shumë suksese klubit për objektivat që ka”, shkruan Rapo, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Luftëtarit dhe Laçit në Superiore. / abcnews.al